Azemi: Fuqia punëtore do t’ju mallkoj

Aktuale

Azemi: Fuqia punëtore do t’ju mallkoj

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 15:52
Jusuf Azemi

Kryetari i Sindikatës së Punëtorëve të Sektorit Privat, Jusuf Azemi ka thënë se punëtorët e sektorit privat në Kosovë janë kategori e grupit të tretë të njerëzve, kjo sepse siç tha ai Qeveria po i diskriminon ata.

Azemi ka reaguar pasi Qeveria ka stimuluar punëtorët e sektorit publik me nga 50 euro për tre muaj radhazi.

Sipas tij, nëse dikush do të duhej të stimulohej atëherë ata do të duhej të ishin punëtorët e sektorit privat sepse sipas tij, ata janë më të varfër dhe janë me paga dyfish më të vogla se ata të sektorit publik.

Teksa ka theksuar se ky vendim i Qeverisë është marrë me shqetësim të madh.

Tutje kryetari i Sindikatës së Punëtorëve ka theksuar se diskriminimin që po iu bëhet nga Qeveria u është bërë edhe nga regjimi i kaluar i Serbisë dhe për këtë ai tha se fuqia punëtore do t’i mallkoj për diskriminimin e bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat