Krasniqi: Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës në Drenas, si PDK jemi krenarë me të

Aktuale

Krasniqi: Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës në Drenas, si PDK jemi krenarë me të

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 18:17
Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi dhe Ramiz Lladrovci

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Memli Krasniqi është shumë krenar me qeverisjen e Ramiz Lladrovcit në Drenas.

Ai sot e ka vizituar Lladrovcin me të cilin pastaj kanë shëtitur qendrës së qytetit.

Sipas Krasniqit, Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit.

“Përmes përkushtimit dhe qeverisjes së mirë, Ramiz Lladrovci po përmirëson cilësinë e jetesës për secilin qytetar të Drenasit. Puna e tij tashmë është vlerësuar edhe nga institucionet vendore dhe ndërkombëtare disa herë, për çka, si PDK, jemi krenarë!”, ka shkruar Krasniqi duke shpërndarë edhe disa fotografi nga vizita në Drenas.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat