Flet avokati i Nasim Haradinajt, ja kur merret vendimi i Apelit

Aktuale

Flet avokati i Nasim Haradinajt, ja kur merret vendimi i Apelit

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 20:30
Nasim Haradinaj

Seancat e apelit për nënkryetarin e Shoqatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Nasim Haradinaj, i cili po gjykohet nga Dhomat e Specializuara në Hagë, pritet të mbahen në fillim të dhjetorit.

Avokati i Haradinajt, Toby Cadman i tha Zërit të Amerikës se ai shpreson në uljen e dënimit prej 4.5 vjetësh ndaj klientit të tij.

“Shumë prej tyre në fakt po ndiqen më gjatë se dy vjet. Disa prej tyre janë hetuar me vite të tëra para se të jenë dërguar në Hagë dhe të akuzohen. Nasim Haradinaj, të cilin e mbroj unë, është dënuar gjatë këtij viti. Seancat e apelit i kemi më 1 dhe 2 dhjetor. Presim një vendim përfundimtar në fillim të vitit të ardhshëm. Në lidhje me çështjet e mëdha që përfshijnë Hashim Thaçin, Kadri Veselin dhe të tjerët, procesi gjyqësore ende nuk ka filluar”, ka deklaruar ai.

Duke folur për të pandehurit e tjerë që po gjykohen në Hagë, Cadman thotë se për shkak të akt-akuzave dhe numrit të madh të dëshmitarëve, disa procese, si ato ndaj ish udhëheqësve të Kosovës, Hashim Thaçi dhe Kadri Veseli, mund të zgjasin 3 apo 4 vjet. Me zotin Cadman bisedoi kolegu Artan Haraqija.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat