Kosova në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare/ Kryeministri Kurti merr mbështetje të plotë nga Mbretëria e Bashkuar

Aktuale

Kosova në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare/ Kryeministri Kurti merr mbështetje të plotë nga Mbretëria e Bashkuar

Më: 1 nëntor 2022 Në ora: 22:45
Kryeministri Albin Kurti në takim me Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly

Kryeministri Albin Kurti ka njoftuar se gjatë vizitës së tij në Londër, ka zhvilluar një serë takimesh me personalitete politike të Mbretërisë së Bashkuar.

Në një postim në Facebook, kryeministri Kurti ka thënë se ka takuar Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly me të cilin ka biseduar për forcimin e marrëdhënieve dy palëshe.

Po ashtu, kryeministri tha se ka marr përkrahje të plotë nga deputetët britanik për anëtarësimin e Kosovës në NATO dhe institucione të tjera ndërkombëtare.

Në vizitën time në Londër, takova Ministrin e Punëve të Jashtme të Mbretërisë së Bashkuar, James Cleverly, të cilin e urova për detyrën e re. Biseduam për marrëdhëniet tona dypalëshe, si t'i forcojmë ato edhe më tej, si dhe për avancimin e bashkëpunimit rajonal.

Në Parlamentin Britanik takova sot deputetët e Grupeve Parlamentare të Mbretërisë së Bashkuar, All Party Parliamentary Group (APPG), Harriett Baldëin, Stephen Doughty, Alex Sobel, Martin Vickers, Luke Pollard, Mattheë Offord dhe Tony Lloyd. Deputetët premtuan përkrahje të plotë për Kosovën për anëtarësim në Këshillin e Evropës, në NATO dhe institucione tjera ndërkombëtare”, shkroi kryeministri.

Në takimin me liderin e Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, Sir Keir Starmer dhe zëvendësen e tij, znj. Angela Rayner, Kurti tha se kanë biseduar për miqësinë ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Mbretërisë së Bashkuar dhe për vlerat e interesat tona të përbashkëta.

“Sir Keir Starmer ofroi përkrahje për Kosovën në arenën dhe integrimet ndërkombëtare.

Takova edhe Sekretarin për Punë të Jashtme në hije të Partisë Laburiste në Mbretërinë e Bashkuar, z. David Lammy. Krahas rrethanave aktuale në politikën ndërkombëtare diskutuam edhe për partneritetin mes dy vendeve tona. Z. Lammy theksoi që përkrahja e Partisë Laburiste nuk ka munguar kurrë për Kosovën, sidomos që nga Kryeministri Tony Blair e deri më sot”, përfundoi kryeministri.

Postimi i plotë:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat