​Krasniqi: Të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat prej 200 eurove

Aktuale

​Krasniqi: Të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat prej 200 eurove

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 10:50
Skënder Krasniqi

Dhoma e Tregtisë dhe Industrisë Kosovë përshëndet pjesërisht vendimin e marrë nga Qeveria e Kosovës gjatë muajt shtator për përkrahje të punëtorëve të sektorit publik dhe privat.

DHTIK kundërshton edhe njëherë vendimin e Qeverisë së Kosovës për Kushtëzimin e përkrahjes së punëtorëve të sektorit privat me ngritje të pagave nga ana e bizneseve, kushtëzim ky që nuk i është vendosur punëtorëve të sektorit publik.

Kryetari i Dhomës së Tregtisë dhe Industrisë Kosovë, Skënder Krasniqi në një konferencë për media kërkon nga Kryeministri, Ministria e Financave, Parlamenti i Kosovës dhe institucionet tjera të vendit që të merren parasysh këto kërkesa dhe të bëhet ekzekutimi i menjëhershëm apo në dy pjesë për punëtorët e sektorit privat në shumën prej 200 eurove, ashtu siç është duke i’ u dhënë punëtorëve të sektorit publik, sepse këta punëtorë së bashku me bizneset janë më meritorët dhe shtylla e buxhetit dhe zhvillimit të vendit.

DHTIK kërkon gjithashtu që të merren parasysh kërkesat e vazhdueshme që është duke i dërguar institucioneve përkatëse në tejkalimin sa më të lehtë të krizës dhe rritjen e zhvillimit ekonomik të vendit.

“Njëkohësisht, i ftojmë në një dialog të drejtpërdrejt me qëllim të diskutimit lidhur me gjendjen e bizneseve në terren pasi që Dhoma e Tregtisë është çdo ditë në vizita dhe kontakte të vazhdueshme me bizneset”, tha Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat