“Kaherë nuk kam kajt më shumë se sot”/Kimete Berisha reagon pas dhunës ndaj gruas së moshuar: Ato janë vrasëse!

Aktuale

“Kaherë nuk kam kajt më shumë se sot”/Kimete Berisha reagon pas dhunës ndaj gruas së moshuar: Ato janë vrasëse!

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 15:32
Foto nga vendngjarja

Publicistja Kimete Berisha ka reaguar pas videos ku shihet një infermiere teksa ushtron dhunë fizike ndaj një gruaje të moshuar në shtëpinë e të moshuarve në Pejë dhe të tjerat që e xhirojnë me telefon e qëshin.

Në një postim në Faceook, Berisha ka thënë ato infermieret e Pejës që e rrahin një grua të moshuar në Shtëpinë e pleqve, dhe e përqeshin, ato janë vrasëse.

Berisha theksoi se videoja në fjalë e ka bërë të qajë si asnjëherë më parë.

Postimi i plotë:

Bushtrat!

Nuk ka pshtim për këtë vend...

Nuk ka faj veç politika, le të ndërrohen qeveritë për çdo ditë se kot...

problemi është te mentaliteti i shqiptarit, që është mentalitet krimogjen, primitiv, tinëzar, gllabërues, shkatërrues.

Shqiptari rrnon me gjetë një të lig e me sundu, me shkel, me ia nxi jetēn të dobëtit, ia shkatërron jetën kujt t'mundet për pikë të qejfit.

Ato infermieret e Pejës që e rrahin një grua të moshuar në Shtëpinë e pleqve, dhe e përqeshin, ato janë vrasëse. Ato nuk lënë të zezë pa bë.

Ku me ditë çfarë krimesh kanë bërë deri tash.

Gjithë ajo fushatë për dhunën e burrave ndaj grave.

Por, Gratë ta bëjnë më zi, nëse u jepet rasti.

Burrat i rrahin gratë - sepse nuk mund t'i rrahin burrat.

Gratë e reja i rrahin plakat, e nuk i rrahin burrat - jo që kanë ftyrë, por thjesht që nuk munden.

Peshku i madh e ha të voglin: kafshëri gjithandej.

Këtu gjithkush e bën atë që mundet.

P.S. Kaherë nuk kam kajt më shumë se sot.

Jam e mërzitur, e pikëlluar, shumë e hidhëruar.

Lexo po ashtu:

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat