Pas shpërthimit të skandalit ku infermierja rrahu të moshuaren, reagon edhe avokati Arianit Koci

Aktuale

Pas shpërthimit të skandalit ku infermierja rrahu të moshuaren, reagon edhe avokati Arianit Koci

Nga: N. Sh. Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 15:48
Arianit Koci

Një skandal i madh është publikuar sot në Shtëpinë e pleqve në Pejë.

Nëj infermiere është pa duke rrahur një grua të moshuar në këtë shtëpi.

Pas publikimit të videos, raportohet se Policia ka arrestuar infermieren.

Pas këtij skandali rrjetet sociale janë mbushur me reagime.

Edhe avokati Arianit Koci ka reaguar për këtë rast.

Ai shkruan se, problemi më i madh se dhuna është kultura e dhunës që është sistemuar në shoqërinë tonë.

Ai thotë se kjo argumentohet pasi askush prej të pranishmëve nuk tentoti të ndalë sulmuesen.

Sipas tij dhuna është bërë normalitet.

Postimi i plotë:

Problem më i madh se vet dhuna ndaj të moshuarës është kultura e dhunës që është sistemuar në shoqërinë tanë.

Kjo po argumtohet me faktin që askush prej të pranishmeve, nuk po tenton me e ndalë sulmuesēn.

Disa po qeshën, e tjerat po rrinë indiferente.

Dhuna është bërë normalitet.

Po, edhe ato janë pērgjegjëse thuaja njejtë si sulmuesja!

E së bashku me dhunë, në shoqëri tanë, janë sistemuar edhe rrena, dallaverja dhe gjitha të kqijat e mundshme.

Në fakt, njerëzit e poshtër e kanë kohën ideale për realizimin e agjendave të veta.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat