Diola Dosti ka disa fjalë për Aurona Perajn që dhunoi brutalisht të moshuarën në Pejë

Aktuale

Diola Dosti ka disa fjalë për Aurona Perajn që dhunoi brutalisht të moshuarën në Pejë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 16:14
Foto nga vendngjarja

Blogerja dhe dietologia, Diola Dosti ka reaguar pas pamjeve të tmerrshme që u publikuan sot, e ku shihet një infermiere teksa dhunon brutalisht një grua të moshuar në një shtëpi të të moshuarëve në Pejë.

Në një postim në Facebook, ajo i ka reaguar të dyshuarës që kreu aktin e dhunimit ndaj të moshuarës, duke thënë se e njëjta mbanë veshje që simbolizon punëtoren shëndetësore, dhe godet pa mëshirë një të moshuar të mjerë!

Postimi i plotë:

Reagoj sepse kam gjyshër! Reagoj sepse jam rritur me dashurinë pa kusht të tyre! Reagoj sepse kur psikopatët si Aurona Peraj rrahin një të moshuar, më vjen të fshi apartamentin me flokët e saj!

Reagoj sepse moshat e treta janë pika ime e dobët, janë bibliotekë që marrin frymë ende, edhe për pak kohë. Dhe del një monstër me veshje që simbolizon punëtoren shëndetësore, dhe godet pa mëshirë një të moshuar të mjerë!

Aurona Peraj, kam një mesazh për ty!

Paç jetën, siç ke zemrën!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat