Varroset në Bajgorë profesori dhe ish-ushtari i UÇK-së, Asllan Istrefi

Aktuale

Varroset në Bajgorë profesori dhe ish-ushtari i UÇK-së, Asllan Istrefi

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 16:42
Asllan Istrefi

Në fshatin Bajgorë të Komunës së Mitrovicës është varrosur profesori i mjekësisë dhe ish-ushtari i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Asllan Istrefi.

Istrefi ka qenë profesor dhe drejtor i shkollës së mjekësisë në Mitrovicë.

Gjatë luftës, ai ka bartur uniformën e UÇK-së, ku ka luftuar në kuadër të Zonës Operative të Shalës dhe ka qenë i njohur me pseudonimin “Xhaxhi".

Në nderim të jetës së tij janë mbajtur homazhe si dhe mbledhje komemorative nën patronatin e kryetarit të komunës, Bedri Hamza.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat