Haxhiu thotë se abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi- fton familjarët e të moshuarëve të raportojnë

Aktuale

Haxhiu thotë se abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi- fton familjarët e të moshuarëve të raportojnë

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:01
Albulena Haxhiu

Ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu ka reaguar pas publikimit të rrahjes së të moshuarës në Pejë nga infermierja.

Në një postim në Facebook, Haxhiu ka njoftuar se institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.

Ministrja ka thënë se abuzimi që u publikua sot mund të mos jetë i vetmi, andaj ka ftuar qytetarët që të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë.

Postimi i plotë:

Sjellja abuzuese e mizore, ndaj një të moshuare në Pejë, na ka tronditur të gjithëve.

Në këto momente institucionet përgjegjëse, policia dhe prokuroria, janë duke e bërë punën e tyre dhe disa nga personat e dyshuar janë arrestuar.

Abuzimi që pamë sot, nuk mund të jetë i vetmi prandaj qytetarët duhet të bashkëpunojnë me institucionet në rast të dyshimeve për keqtrajtimin e familjarëve në shtëpinë e të moshuarve në Pejë, apo edhe në qendrat tjera të kujdesit ndaj këtyre kategorive. Hetimet duhet të thellohen!

Gjithashtu, menaxhmenti duhet të jap llogari për keqtrajtimin e qytetarëve në ato ambiente!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat