​Oda e Infermierëve: Nëse personat e përfshirë janë anëtarë të OIK-së, do të veprohet konform legjislacionit në fuqi

Aktuale

​Oda e Infermierëve: Nëse personat e përfshirë janë anëtarë të OIK-së, do të veprohet konform legjislacionit në fuqi

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 17:34
Oda e Infermierëve

Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve shëndetësorë është shprehur tejet e shqetësuar me pamjet e publikuara në një shtëpi për të moshuar në Pejë, ku shihet një e moshuar teksa sulmohet fizikisht nga pjesëtaret e stafit.

“Oda e Infermierëve, mamive dhe profesionistëve tjerë shëndetësorë është tejet e shqetësuar me pamjet e shfaqura në media ku një punonjëse e një shtëpie për të moshuar në Pejë, shihet duke ushtruar dhunë ndaj një të moshuare. Sjellje të tilla janë të pa pranueshme dhe OIK është në verifkim të informacioneve nëse bëhet fjalë për ndonjë anëtare të saj apo siç ndodhë shpesh institucionet angazhojnë persona të pa kualifikuar e që me sjelljet e tyre ndikojnë direkt në imazhin e komunitetit shëndetësor. Sjellje të tilla nuk u përkasin punonjësve shëndetësorë andaj OIK i dënon ashpër ato dhe sapo të marrë informacion më të detajizuar dhe zyrtar dhe nëse rezulton se personi në fjalë është anëtare e OIK, do të veprohet konfirm legjislacionit në fuqi”, thuhet në reagimin e e Odës së Infermierëve të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat