Sarrazin: Targat nuk janë një temë për konflikte në vend

Aktuale

Sarrazin: Targat nuk janë një temë për konflikte në vend

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:23
Manuel Sarrazin

Emisari i Gjermanisë për Ballkanin Perëndimor, Manuel Sarrazin, ka thënë se për vendimin e ri të Qeverisë së Kosovës e ndan mendimin dhe qëndrimin e njëjtë me atë që e ka Miroslav Lajçak, emisari i Bashkimit Evropian për Ballkanin Perëndimor.

“Unë e ndaj çfarëdo qoftë qëndrimi që ka BE-ja dhe Lajçak, ai është marrë me këtë proces, merret me dialogun i qëndrojmë lojal pozitës së tij, kjo është ajo linja e fundit”, ka thënë Sarrazin në Info Magazine.

Sarrazin i  ka komentuar edhe deklaratat e politikanëve serbë në Kosovë të cilët thonë se nëse jepet gjoba e parë për këtë çështje atëherë ata do t’i vendosin prapë barrikadat në rrugë dhe do të bllokojnë qarkullimin në atë pjesë të vendit.

“Nuk mendoj se kjo është e mençur. Ka shumë qasje të rrezikshme mbi këtë, mendoj që targat nuk janë një temë që do duhej të kishte konflikte të mëdha në vend. Ka nevojë të gjitha palët të gjejnë një mënyrë që të organizojnë të drejtat ligjore në një mënyrë e qetë dhe fleksibile”, ka pohuar Sarrazin.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat