Blendi Fevziu: Secili prej nesh duhet të ndjeje në fytyre ato goditje dhe atë turp…

Aktuale

Blendi Fevziu: Secili prej nesh duhet të ndjeje në fytyre ato goditje dhe atë turp…

Nga: M.L. Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:46
Foto nga vendngjarja

Gazetari Blendi Fevziu ka reaguar lidhur me dhunimin e gruas së moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Në një postim në Facebook, Fevziu ka shkruar se gruaja e moshuar ka qenë sot dhimbja e përbashkët e gjithë shqiptarëve.

E sipas tij, ngjarja s’do të kishte ndodhur nëse kësaj gruaje jeta nuk do t`i rezervonte një suprizë të trishtë, e që është humbja e djalit të saj në luftë.

“Kjo grua e moshuar ka qenë sot dhimbja e përbashket e të gjithë shqiptareve. E qara e saj e trishtë që mbytej nga zgërdhirjet e disa punonjësëve të shtëpisë se pleqve, përpara një telefoni që regjistronte atë skene thuajse makabre, nuk do të kishte ndodhur nëse jeta s’do kishte rezervuar një tjeter surprize të trishte për të.

Kjo nënë kishte një djalë. Ajo do ishte sot me të, e me siguri, do kishte qenë e kënaqur dhe e lumtur me nipat e mbesat në shtëpine e tij. Por djali nuk e lumturoi dot. Në momentin më të rëndësishëm e më delikat të vendit të tij, Taulant Nuraj vendosi t’i bashkohet UÇK - së. Ai vendosi të mbroje me jetën e tij jo vetëm të moshuarit, por edhe gjithë qytetarët e Kosovës që kërcënoheshin nga dhuna serbe. Ai ra dëshmor në afërsi të Gjakovës në vitin 1999. Duke lënë pas një foto të vetme, me një buzëqeshje dhe me bindjen që shteti për të cilin po flijohej do ta meritonte sakrificen e tij”, shkruan gazetari.

Fevziu thekson se që prej vitit 1999 kjo nënë digjet në dhimbjen për djalin që humbi, por me siguri edhe me krenarinë që ai ra dëshmor për këtë vend.

Por, ai shton se vendi të cilit ajo i flijoi djalin e saj, i ka rezervuar sot një skenë që të ngjeth.

Gruaja e vetmuar goditet në një shtëpi pleqsh, nga dy vajza, te dyja me uniforme, ndërsa një e trete e filmon skenen me siguri per ta shfaqur me krenari ne ndonje nga ndenjiet banale te kesaj kategorie që s’ka asgjë të përbashkët me qenien njerëzore. Apo pse jo për ta bërë edhe virale në tik tok. Sot ato dy vajza nuk kanë goditur vetëm një të moshuar, që në vetvete është mëkati më i madh në këtë botë. Sot ato dy vajza kane goditur mbi ëndrrën e mijëra dëshmorëve të Kosovës për të ndërtuar një shoqëri më të mire, pa dhunën me te cilët serbet kërcënonin shqiptaret. Ato vajza kanë goditur mbi besimin e një kombi të tërë që respektin ndaj të moshuarve e ka pasur në thelb të filozofisë se tij. Sot ato nuk kanë goditur një nënë pa djalin e saj. Sot ato kanë goditur secilin nga ne, ndaj secili prej nesh duhet të ndjeje në fytyre ato goditje dhe atë turp…", përfundoi ai.

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat