Gjinovci: Brenda 1 viti u njoftuam me Dardan Krivaqën, me dhunuesit e 13 vjeçares dhe me infermieret e shtëpisë së tmerrit...

Aktuale

Gjinovci: Brenda 1 viti u njoftuam me Dardan Krivaqën, me dhunuesit e 13 vjeçares dhe me infermieret e shtëpisë së tmerrit...

Nga: A.SH Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 18:53
Rron Gjinovci

Aktivisti i Shoqërisë Cilvile, Rron Gjinovci, ka thënë se shoqrësia jonë e vogël brenda një viti njohu Dardan Krivaqën, dhunuesit e 13 vjeçares dhe sot infermieret të cilat e dhunuan një të moshuar në Shtëpinë e Pleqve në Pejë.

Ai bën thirrje që të merremi me veten seceli sepse dhuna u bë pjesë integrale e shoqërisë tonë.

Postimi në Facebook:

Me duket qe mrena 1 viti shoqnia jone e vockël u njoftua me Dardan Krivaqen qe e rrehi deri ne vdekje me metodat ma ç'njerezore partneren, me dhunuesit e 13 vjecares, dhe sot me infermieret e shtepise se tmerrit ku gruja me alzaimer (semundje e trurit e cila e bon pacientin me harru gjithcka) rrihet brutalisht. Hala po mendoni qe keto jane raste te izolume a? Mu po me doket qe keta jena na dhe qe duhemi urgjentisht me u marre me veten. Nuk mujm mo me pretendu qe keto jon incidente. Dhuna u bo pjese integrale e shoqnise tone.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat