Agjenti i SHIK-ut dhe UDB-së, Fatmir Sheholli: Kurti ta vendosë gishtin në kokë, ta dëgjojë Amerikën

Aktuale

Agjenti i SHIK-ut dhe UDB-së, Fatmir Sheholli: Kurti ta vendosë gishtin në kokë, ta dëgjojë Amerikën

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 19:19
Fatmir Sheholli

Sot në orët e para të së mërkurës është djegur një veturë në Zubin Potok, pasi ky i fundit ka konvertuar targat në “RKS”.

E për këtë çështje ka folur edhe Drejtori i Institutit për Afirmimin e Marrëdhënieve Ndëretnike, Fatmir Sheholli.

Sipas Shehollit, nuk janë të mjaftueshme komunikatat e lëshuara për dënimin e këtyre veprave, pasi siç tha ai, më i fuqishëm do ishte zbulimi i këtyre personave.

“Kryesisht këto zjarrvënie ndaj automjeteve po i bëjnë ato grupe kriminale të cilët mund të supozojmë që janë serb. Organet e sigurisë duhej të vepronin për t’i gjetur këta persona që po bëjnë veprime të tilla. Nëse në këtë formë nuk ka zbulim të rasteve të tilla, inkurajimi do jetë i fuqishëm ndaj këtyre njerëzve të cilët veprojnë kështu pa hezitim. Gjatë tërë kohës po japin komunikata që e dënojnë këtë vepër, mirëpo është shumë më e fuqishme t’i zbulojnë ata persona”, deklaroi Sheholli.

Ndërkaq, lidhur me vendimin e ri të Qeverisë për çështjen e targave ilegale, Sheholli theksoi se ky vendim është në kundërshtim me rekomandimet dhe udhëzimet e SHBA-së dhe Bashkimit Evropian.

“Një nga çështjet kryesore të Qeverisë së Kosovës është që ta suspendojë këtë vendim të cilin e ka marrë lidhur me këtë shkallëzim të tillë deri më 21 prill dhe t’i kërkojë falje Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Shpresojmë që Kurti ta vendosë gishtin në kokë sepse nuk do bëhet asgjë në qoftë se thotë “mirë po e dëgjojmë kësaj here Amerikën”, u shpreh tutje ai.

Ndërsa, për djegien e veturave në veri të vendit, ka pasur reagime edhe nga ambasadori i Britanisë në Kosovë, Nicholas Abbott si dhe ambasadori i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Jeff Hovenier.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat