Shatri i quan joserioze shtesat e Qeverisë për kategori të ndryshme

Aktuale

Shatri i quan joserioze shtesat e Qeverisë për kategori të ndryshme

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 19:38
Haki Shatri

Masat e marra nga Qeveria për t’u ndarë shtesa zyrtarët publikë, pensionistëve dhe studentëve po konsiderohen si joserioze. Ish-ministri i Financave, Haki Shatri i quajti këto masa si ndihma sociale.

Shatri thotë se këto shtesa kanë efekt për të përmirësuar situatën e qytetarëve për jo më shumë se një ditë apo dy.

Ai po ashtu konsideron se edhe sektori privat e kanë të drejtën për t’u bërë pjesë e masave të tilla.

“Meqenëse ka filluar me këto masa, është e drejtë edhe e sektorit privat me kriku që edhe për punëtorët e sektorit privat të kompensohen në një formë t’u plotësohet sikur tjerëve. Të barazohen, në këtë sistem i cili nuk është adekuat. Sepse mendoj se shteti duhet të marrë masa më serioze në këtë situatë. Mundësi ka, shteti ka kompetencë, Qeveria ka kompetencë për me vepru”, shtoi ai.

Në fillim të muajit shtator, Qeveria e Kosovës ka prezantuar pakon e re ekonomike sipas të cilës pensionistët dhe studentët do të mbështeten me 100 euro shtesë, teksa zyrtarët publikë do të marrin shtesë prej 50 eurosh.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat