Shihet duke e rrahur një të moshuar, reagon Aurona Pelaj

Aktuale

Shihet duke e rrahur një të moshuar, reagon Aurona Pelaj

Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 19:50
Aurona Pelaj

Videoja ku një e moshuar keqtrajtohet nga një punonjëse në shtëpinë e të moshuarve në Pejë ka shokuar mbarë opinionin publik.

Punonjësja në fjalë, Aurona Pelaj, para se të ndalohej nga policia e ka publikuar videon në rrjete sociale me mbishkrimin: Marre!

Ajo e konsideron veprim të turpshëm publikimin e videos pasi justifikohet duke thënë “kjo video ka kohë”, ndërsa më pas shton: Gjëra të pavërteta!

“Kjo video ka kohë. Kam kërkuar falje për trajtimin e zonjës. Kam një jetë private, ju lutem mos shpërndani gjëra të pavërteta”, shkruan Pelaj.

Olti Curri e ka publikuar reagimin e saj duke shkruar: Dhunuesja quan marre publikimin e videos sepse paska kërkuar falje? Këtu cmenduria po kthehet në normalitet dhe jemi të gjithë të rrezikuar. Ai që do na masakrojë nesër mua apo ty kërkon t’i respektohet imazhi dhe quan turp denoncimin.

Image

 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat