Dhuna ndaj të moshuarës, reagon Kurti: Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme, institucionet janë aktivizuar dhe kanë vepruar

Aktuale

Dhuna ndaj të moshuarës, reagon Kurti: Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme, institucionet janë aktivizuar dhe kanë vepruar

Nga: A.SH Më: 2 nëntor 2022 Në ora: 22:29
Dhuna ndaj të mosharës

Për rasti që ndodhi, sulmi i një të moshuare në Shtëpinë e Pleqëve në Pejë, ka reaguar edhe kryeminsitri i Kosovës, Albin Kurti.

Ai ka thënë se ajo që pamë sot ishte e tmerrshme.

Gjithashtu bëri të ditur se institucionet janë aktivizuar dhe kan vepruar për këtë rast.

Shkrimi i plotë:

Ajo që pamë sot ishte e tmerrshme. Nuk ka qytetar i cili s'është shokuar, kurse institucionet me të marrë vesh sulmin mbi nënën, të moshuaren, në Qendrën Strehimore në Pejë, janë aktivizuar dhe kanë vepruar.

Të moshuarit janë më të dashurit tanë. Ata kanë kontribuar në shoqëri në aq shumë aspekte për kohën më të gjatë sesa të gjithë ne të tjerët. Do të qëndrojmë pranë tyre si me vendime e përgjegjësi qeveritare, gjithashtu edhe me ndenjën dhe përkujdesjen qytetare.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat