Tahiri: Vuçiq nuk ka vend në një Samit që synon paqen dhe stabilitetin

Aktuale

Tahiri: Vuçiq nuk ka vend në një Samit që synon paqen dhe stabilitetin

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 11:53
Edita Tahiri

Edita Tahiri, ish-kryenegociatorja kosovare për dialogun Kosovë-Serbi, ka komentuar mungesën e presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiqit në Samitin e Procesit të Berlinit.

Tahiri përmes një postimi në rrjetin social në Facebook, ka thënë se arsyeja e parë është, se Vuçiqi, një kërcënues i hapur i sigurisë dhe stabilitetit me mjete ushtarake nuk ka vend në një Samit që synon paqen dhe stabilitetin e qëndrueshëm në Ballkan.

Tahiri ka shtuar se, aryeja e dytë është se që sot morri fund projekti hegjemon serb “Ballkani i Hapur’’, ndërkaq mbizotëroi procesi i Berlinit për Ballkanin Perëndimor.

“Për ngarendësit e 'Ballkanit të hapur' që prodhoi një tandem të çuditshëm "Rama-Vuçiq' tashmë mbaroi ky projekt i dëmshëm serbo-rus”, ka shkruar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat