​Abuzimi i të moshuarës në Pejë, PRAK kërkon paraburgim për ata që janë të përfshirë dhe heqjen e licencës

Aktuale

​Abuzimi i të moshuarës në Pejë, PRAK kërkon paraburgim për ata që janë të përfshirë dhe heqjen e licencës

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:27
​Abuzimi i të moshuarës në Pejë

Shoqata e të Drejtave të Pacientëve në Kosovë ka dënuar dhunën e ushtruar nga një infermiere ndaj një të moshuare në shtëpinë e pleqve në Komunën e Pejës.

Në reagimin e shoqatës thuhet se opinioni publik është shokuar me një video të shpërndarë në rrjetet sociale ku shihet një infermiere duke e dhunuar një të moshuar, e cila pos moshës së shtyer është e diagnostifikuar edhe me Sëmundjen e Alzheimer-it.

“Nga videoja e publikuar, përveç dhunës së ushtruar nga kjo infermiere, shihen edhe stafi tjetër i qendrës i cili nuk bënë asnjë veprim për t'a parandaluar dhunën, por për kundrazi qeshnin me veprimet skandaloze të koleges së tyre. Për të rritur edhe me shumë skandalin, menaxhmenti i kësaj qendre me një vendim skandaloz tenton t'a arsyetoj sjelljen ç'njerëzore të puntorëve të kësaj qendre. Nga deklarata e ish-menaxheres së këtij institucioni, e cila deklaron se punën në atë qendër e ka lënë pikërisht për shkak të këtyre parregullsive, gjë se cila tregon se menaxhmenti aty ka qenë i njohur me abuzimet me të moshuarit.

Duke i parë të gjitha këto fakte, PRAK kërkon nga institucionet përgjegjëse që të zhvillohet një hetim i detajuar për mënyrën e trajtimit të të moshuarve në atë qendër; të gjithë personat e përfshirë në abuzime të paraburgosen në mënyrë që të mos prishen provat e mundshme dhe nëse gjinden prova të abuzimeve të marrin dënime meritore; të gjithë profesionistët shëndetësor të përfshirë në këto abuzime t'u heqet licenca e punës; kësaj qendre t'i heqet licenca e punës dhe qendra të merret nën menaxhim nga institucionet shtetërore”, thuhet në reagim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat