Shtohen tensionet/ Sulmohet stacioni i policisë së Kosovës në Jasenovik, këto janë dyshimet e para

Aktuale

Shtohen tensionet/ Sulmohet stacioni i policisë së Kosovës në Jasenovik, këto janë dyshimet e para

Nga: A.Zh Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 12:34
Policia e Kosovës

Policia e Kosovës, ka njoftuar se është sulmuar objekti i stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik.

Sipas njoftimit, me këtë rast zyrtarët policorë të cilët kanë qenë me detyrë në stacionin policor kufitar në Jasenovik, kanë informuar se me datë 02 nëntor 2022 gjatë natës kanë dëgjuar të shtëna armësh (dy të shtëna radhazi), përderisa ishin në realizim të detyrave të tyre në vendin e quajtur Jabuke.

"Njësia relevante policore ka gjetur një predhë plumbi, e cila kishte goditur rrethojën e objektit të stacionit policor për mbikëqyrje kufitare në Jasenovik. Lidhur me rastin Drejtoria kundër Terrorizmit po kryen hetime mbi dyshimet për kryerjen e veprave terroriste", thuhet në njoftimin e Policisë, përcjell Bota sot.

"Policia e Kosovës me njësitet policore, do të vazhdojë angazhimet e saj në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, në ruajtjen e rendit dhe sigurisë publike, parandalimin e krimit dhe kontrabandës si dhe shërbimin ndaj vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime", shtohet në njoftim./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat