“Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë”/ IPK rekomandon suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut

Aktuale

“Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë”/ IPK rekomandon suspendimin e Drejtorit Rajonal të Policisë në Mitrovicën e Veriut

Nga: M.L. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:12
Foto ilustrim

Inspektorati Policor i Kosovës i ka rekomanduar Policisë së Kosovës suspendimin e Drejtorit Rajonal të Mitrovicës së Veriut.

IPK thotë se drejtori Rajonal i Policisë së Kosovës në Mitrovicën e Veriut dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës.

Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

Andaj, duke marrë për bazë dyshimin për veprat penale në hetimin e këtij rasti, bazuar në autorizimet ligjore të IPK-së është rekomanduar suspendimi i të njëjtit.

Veprimet tjera hetimore do të ndërmerren nga hetuesit e IPK-së në koordinim të plotë me Prokurorinë e Shtetit.

Kujtojmë se, Drejtori i Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, tha se policët në veri të Kosovës nuk do të zbatojë vendimin e Qeverisë për shpërndarjen e fletave qortuese, për shoferët që kanë makina me targa të lëshuara nga Serbia.

“Ne nuk mund ta zbatojmë atë vendim sepse ai është politik dhe i drejtuar kryesisht kundër komunitetit serb, të cilit i përkasim edhe ne vetë”, tha Gjuriq më 2 nëntor dhe shtoi se “patrulla të njësive të trafikut nga Prishtina janë dërguar në veri, për të ushtruar presion”, kishte thënë ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat