Po kritikohet se zgjodhi spitalin privat, Alma Lama i del në mbrojtje presidentes Osmani

Aktuale

Po kritikohet se zgjodhi spitalin privat, Alma Lama i del në mbrojtje presidentes Osmani

Nga: A.Zh Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:34
Alma Lama

Ish-ambasadorja e Kosovës në Itali Alma Lama, i ka quajtur “histeri kolektive” reagimet kundër presidentes Vjosa Osmani, e cila ka zgjedhur të kryejë intervenim kirurgjik në një spital privat e jo në institucionet shtetërore.

Ajo ka thënë se çdo pacient ka të drejtë të zgjedhë spitalin dhe mjekun që do ta trajtojë, përcjell Bota sot.

“Histeri kolektive! Çdo pacient ka të drejtë të zgjedhë vet mjekun dhe spitalin.

Zyrtarët duhen kritikuar për gjëra esenciale, jo kot”, ka shkruar Lama në një postim në Facebook.

Presidentja Osmani, dje i është nënshtruar një intervenimi kirurgjik në një spital privat – ku hoqi tëmthin (idhëzen), mirëpo po kritikohet pasi i njëjti intervenim kryhet edhe në QKUK./Botasot

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat