Tensionet nga vendimi për targat ilegale serbe/ E konfirmon Kurti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Amerikën

Aktuale

Tensionet nga vendimi për targat ilegale serbe/ E konfirmon Kurti: Jemi në kontakt të vazhdueshëm me Amerikën

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 14:37
Albin Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka foluar pas përfundimit të takimi të Samitit të Berlinit me shtetet e Ballkanit Perëndimor.

Kurti është pyetur për zhgënjimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për mos shtyrjen e vendimit për targat për 10 muaj. 

Kurti ka thënë se nuk mund të ketë shtyrje dhe se shtyrja mund të jetë tri javë, një muaj e dy muaj dhe se Kosova është në të drejtën e saj. 

Më tej, ai ka thënë se Kosova është në kontakt vazhdimisht me Amerikën dhe se për gjithçka i njoftojnë.

“Tash shtyrja 10-mujore nuk mund të jetë shtyrje, shtyrja mund të jetë 3 javë, një muaj, 2 muaj. Në këtë rast nuk kemi bërë shtyrje sepse jemi në të drejtën tonë. Në të njëjtën kohë kemi shprehur mirëkuptimin për brengat evropiane e amerikane lidhur me mundësitë e cenimit të paqes e sigurisë. Ne dëshriojmë të mos bëjmë kompromis për zbatimin e ligjit, edhe të mos e cenojmë paqen e sigurinë. Ka nisur zbatimi prej 1 nëntorit, nuk ka nisur konfiskimi i targave. E kemi bërë një lloj qasje të diferencuar që besojmë se është rruga më e mirë. Me SHBA-në jemi vazhdimisht në kontakt, por gjithashtu edhe drejtpërdrejtë me Amerikën, nuk ka vendim që shkakton proekupim të paqes e sigurisë e për të cilin nuk i njoftojmë partnerët tanë. Nuk do të thotë se pajtohemi për secilin vendim, por qeveria e Kosovës është sovrane, nuk mund të thuhet që ka pasur kurrfarë shpërfillje të qeverisë sonë ndaj brengave evropiane.”, ka thënë Kurti para gazetarëve.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat