Rrahja e së moshuarës në Pejë, përfundon seanca gjyqësore

Aktuale

Rrahja e së moshuarës në Pejë, përfundon seanca gjyqësore

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 17:36
Pamje nga rrahja e te moshuares

Ka përfunduar seanca gjyqësore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj tri të dyshuarave për rastin e sulmit ndaj të moshuarës në qendrën “Orenda”.

Vendimi për masën e paraburgimit ndaj tri të dyshuarave, të cilat sot kanë dalë para gjykatës, pritet të bëhet i ditur më vonë.

Lidhur me rastin janë arrestuar tre persona, e dyshuara e cila shihet duke ushtruar dhunë, përgjegjësja dhe një infermiere tjetër.

Dy të tjerat dyshohen për veprat dhënia e ndihmës në kryerjen e dhunës si dhe fotografim apo incizim i paautorizuar.

Oda e Infermierëve të Kosovës ua ka tërhequr licencën infermiereve që ishin të përfshira në rastin e rrahjes së të moshuarës në Pejë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat