Ramushi i reagon edhe njëherë Kurtit: Ndalo, se nuk të lejoj...!

Aktuale

Ramushi i reagon edhe njëherë Kurtit: Ndalo, se nuk të lejoj...!

Nga: N. Sh. Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:51
Albin Kurti dhe Ramush Haradinaj

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se situata në Kosovë është duke u përkeqësuar, ndërsa kryeministrit Kurti nuk e ka idenë se çka po ndodhë.

Haradinaj thotë se ka kërkuar nga Kurti që të shfuqizojë vendimin e tij për targat dhe të mos e rrezikojë stabilitetin në vend.

Haradinaj ka shkruar se Kurti duke mos dëgjuar kërkesat amerikane po rrëshqet ne tradhti.

Ai ka thënë se nuk do të lejojë që ta rrezikojë të ardhmen e vendit.

Postimi i plotë:

Situata në Kosovë po përkeqësohet nga çasti në çast e Kryeministri nuk e ka idenë se çka po ndodhë me vendin e tij!

Sot i kam kërkuar që urgjentisht të ndërrojë kahje e ta shfuqizojë vendimin e tij për targat e të mos e rrezikojë stabilitetin në vend e në rajon. Kosova ka nevojë për marrëveshje për njohje me Serbinë,  e jo për populizma që me to t'i shërojë egot e sëmura Kryeministri.

Ne nuk e kemi luksin që për tekat e tij, ta rrezikojmë ekzistencën e shtetit dhe lirinë e paguar shtrenjtë.

Nëse kryeministri nuk ndërron kurs të veprimit dhe nuk harmonizohet me kërkesat amerikane menjëherë, ai sigurt se po rrëshqet në tradhëti.

Unë s'kam çka i them tjetër përpos që nuk do të lejohet as ai e askush tjetër që ta rrezikojë të ardhmen e vendit.

Prandaj ndalu!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat