Bekim Haxhiu reagon pas operimin të Presidentes: Shërim të shpejtë Vjosë!

Aktuale

Bekim Haxhiu reagon pas operimin të Presidentes: Shërim të shpejtë Vjosë!

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 18:50
Bekim Haxhiu

Deputeti nga radhët e Partisë Demokratike të Kosovës, Bekim Haxhiu, ka reaguar pas operimit të presidentes Vjosa Osmani.

Haxhiu përmes një shkrimi në rrjetin social “Facebook”, ka shkruar se Presidentja nuk “guxon” t’ia besojë operimin, pra jetën e saj mjekëve në sekotrin publik dhe operohet privat.

Ai thotë se është hera e dytë që Osmani tregon mosbesim, gjersa shton se në të ardhmen mund të shihet tek e viziton SHSKUK-në sa për marketing politik.

Postimi i plotë:

Koalicioni i shpreses, bartesja e listës zgjedhore me 14.02.2021 e cila fitoi 50.24% presidentja e Kosovës , nuk “guxon” me ia besu operimin, pra jetën e saj mjekëve tonë në sektorin publik.

Ajo zgjedh të operohet në sektorin privat.

Është hera e dytë që presidentja Osmani tregon mosbesim ndaj mjekëve tonë në sektorin publik, të cilët kryjnë me dhjetra operacione edhe me të komplikuara.

Në të ardhmen mund ta shohim presidenten tek e viziton SHSKUK sa për marketing politik, por me çfarë ndérgjegje kur nuk u beson profesionistëve shëndetësor që paguhen nga taksat e qytetarëve të Kosovës.

Nuk është problem fatura e operacionit, brengoses është se faturën e mashtrimit, keq qeverisjes dhe keqperdorimeve në shëndetësi po e paguajn qytetarët e Kosovës!

Shërim të shpejtë, Vjosë!

Presidentja e besueshme do të operohej në SHSKUK.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat