Çka mund të ndodh nëse serbët largohen nga institucionet? – Flet njohësi i Kushtetutës

Aktuale

Çka mund të ndodh nëse serbët largohen nga institucionet? – Flet njohësi i Kushtetutës

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 20:28
Mazllum Baraliu

Nenad Gjuriq që është drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë për Rajonin e Veriut i kushtoi me suspendim mos dëgjueshmëria e tij ndaj udhërave të Drejtorisë Qendrore të Policisë së Kosovës.

Gjuriq nuk mundi ta zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës, vendim ky që parasheh ri regjistrimin e targave të Serbisë në RKS. Këtë vendim të suspendimit nga ana e Policisë së Kosovës nuk e priti mirë kryetari i Listës Serbe, Goran Rakiq, madje ai paralajmëroj se në vikend do ta prezantoj largimin e tij nga institucionet e vendit.

“Duke pasë parasysh vendimin e fundit të turpshëm, të paligjshëm dhe antiserb të Prishtinës, me të cilin është suspenduar drejtori i Drejtorisë Rajonale në Veri, z. Nenad Gjuriq, për shkak se ka refuzuar të paralajmërojë bashkëqytetarët e tij se kanë targa legale KM, vendim që dje u mirëprit nga kryesia e Listës Serbe dhe të gjithë kryetarët e komunave nga veriu dhe e përkrahën. Dua të njoftoj opinionin se për të shtunën kam caktuar një takim urgjent të të gjithë përfaqësuesve të institucioneve të Kosovës në veri të Kosovës dhe Metohisë ku do t’u propozoj që të gjithë serbët të largohen nga institucionet e Kosovës në veri, duke filluar nga unë personalisht, por edhe nga vetëqeverisja lokale, nga prokuroria, nga gjykata, nga policia dhe nga të gjitha autoritetet tjera”, tha Rakiq një deklaratë për mediat.

Njohësi i Kushtetutës, Mazllum Baraliu tha se kjo nuk e pengon asgjë funksionimin e institucioneve të vendit.

Nuk behet asgjë, ata nëse dojnë mund të luten me sjell dikë tjetër, por nëse jo institucionet funksionojnë dhe asgjë askujt. Kjo është një shenjë që ai po instrumentalizohet haptazi kundër institucioneve tona dhe rendit kushtetues duke qenë i dirigjuar nga Moska në Beograd dhe nga Vuçiqi në Prishtinë. Nuk mund ta pengojnë asgjë të funksionojë qeveria dhe institucionet edhe nëse tërhiqen ata, edhe ashtu nuk prezantojnë interesat e komunitetit të tyre”, tha Baraliu.

Madje sipas njohësit të Kushtetutës, Goran Rakiqi që është edhe ministër për Komunitete dhe Kthim po e shfrytëzon situatën ku po mbahet procesi i Berlinit.

“Të drejtat e ndërtuara janë opsionale, të drejtat merren për ata që dëshirojnë, por nuk imponohen d.m.th. në qoftë se nuk dëshiron të marrësh diçka, kurrkush nuk mund të të detyroj ta merresh, prandaj asgjë nuk mundet. Është vetëm një obstruksion i radhës i pashembullt i një minsitri të Qeverisë, i cili fatkeqësisht me kushtetutë me planin e Ahtisarit që ka qenë është një gangrenë për sistemin tonë kushtetues e juridik dhe ka mbetur një gangrenë shumë e madhe dhe dëmtuese. Tani ata e shfrytëzojnë këtë dhe për këtë ata duke vepruar pikërisht në momente delikatë, si sot procesi i Berlinit një datë shumë e rëndësishme me vendime të rëndësishme ,ku iniciatori i “Ballkanit të Hapur” Vuçiq, mentori i këtij që po e përmendni (Goran Rakiq) nuk ka qenë atje fare se nuk e donë Evropën dhe nuk është pro evropian”, tha Baraliu.

Si erdhi deri tek shkarkimi i Nenad Gjuriq?

‘’Policia e Kosovës në Rajonin e Veriut nuk mund ta zbatojë vendimin për ri regjistrimin e targave të Serbisë në RKS” , tha dje drejtori i Drejtorisë Rajonale të Policisë për Rajonin e Veriut, Nenad Gjuriq, tash i suspenduar.

Pas kësaj deklarate kanë reaguar edhe nga Inspektorati i Policisë së Kosovës (IPK), ku kanë kërkuar suspendimin e Gjuriqit, i cili dyshohet se ka kryer veprat penale “Sabotim” dhe “Thirrja për rezistencë” të parapara në Kodin Penal të Republikës së Kosovës. Krahas hetimit penal do të shikohet edhe përgjegjësia administrative.

U.d drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Kosovës me rekomandim të IPK-së ka suspenduar nga ushtrimi i detyrave të përgjithshme të punës dhe autorizimeve policore drejtorin rajonal të Mitrovicës Veri, Nenad Gjuriq për mosrealizim të autorizimeve ligjore dhe zbatim të vendimeve zyrtare.

”Policia e Kosovës, do të vazhdojë angazhimet e saja në realizimin e detyrave dhe autorizimeve ligjore, duke qenë profesionale në shërbim të vendit dhe të gjithë qytetarëve pa dallime, andaj nuk do të tolerojë përfshirjen e asnjë punonjësi në aktivitete apo veprime që bien në kundërshtim me dispozitat ligjore dhe udhëzimet administrative të PK-së.”, thuhet në njoftim.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat