Nazarko ngrit tezën nëse Ballkani i hapur arriti ta nxjerrë nga pluhuri diplomatik Procesin e Berlinit

Aktuale

Nazarko ngrit tezën nëse Ballkani i hapur arriti ta nxjerrë nga pluhuri diplomatik Procesin e Berlinit

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 21:44
Mentor Nazarko

Opinionisti nga Shqipëria, Mentor Nazarko e ka quajtur lajm të madh për të gjithë Ballkanin e për kombin shqiptar zhvillimin e Samitit të Berlinit që u mbajt sot në Gjermani.

Duke komentuar kritikat për Ballkanin e Hapur, Nazarko ka thënë se kjo iniciativë ia ka vlejtur nëse ka arritur ta nxjerrë nga pluhuri diplomatik Procesin e Berlinit.

“Unë mendoj që Ballkani i Hapur nëse doni ta lexoj edhe në një mënyrë tjetër duke përfshirë edhe kundërshtimi që ka ardhur nga Kosova apo nga aksi kosovaro pjesërisht malazeze, deri diku kroat gjithë këto kanë bërë që Procesi i Berlinit të marri gjallërinë reale. Kështu që në këtë kuptim nëse Ballkani i Hapur ia ka vlejtur për t’i dhënë një shtysë Procesit të Berlinit për të cilin shumë njerëz thoshin që do të vdes për shkak se mungon numri i saj, promotorja kryesore sa ishte kancelaria Merkel unë besoj që ia ka vlejtur”, tha ai në Tëvë1.

“Nëse Ballkani i Hapur ia ka vlejtur që në kontekstin e ri të nxisë, të shtyjë, të gjallërojë, të nxjerrë nga pluhuri diplomatik Procesin e Berlinit unë besoj që ia ka vlejtur”, shtoi Nazarko.

Nismëtarët e “Ballkanit të Hapur”, kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, dhe ish-kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev, e kanë ideuar këtë koncept në vitin 2019 me qëllim të “krijimit të një zone të lëvizjes së lirë të njerëzve, mallrave dhe shërbimeve në Ballkanin Perëndimor”. Por, pjesë e kësaj iniciative nuk është bërë Kosova, pasi Qeveria Kurti ka këmbëngulur që Kosova duhet të trajtohet e barabartë me shtetet tjera.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat