Ibrahimi: Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk e pengojnë njëra-tjetrën

Aktuale

Ibrahimi: Procesi i Berlinit dhe Ballkani i Hapur nuk e pengojnë njëra-tjetrën

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 22:35
Ilir Ibrahimi

Opinionisti Ilir Ibrahimi ka thënë se Procesi i Berlinit dhe i Ballkanit të Hapur nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën.

Ai ka thënë se takimi i sotëm në kuadër të Procesit të Berlinit është një ditë e suksesshme për vendin.

“Çdo lloj integrimi i rajonit mendoj që Kosova përfiton më së shumti sepse është vendi më i izoluar në rajon. Çdo lloj hapi apo çdo lloj integrimi në këto suazat e marrëdhënieve rajonale, të cilat mund të qojnë edhe më tej,  duhet t’i mirëpresim, nuk duhet të ngurojmë edhe të bëjmë paranoja për të marrë pjesë në këso samitesh. Prandaj, kjo ditë është ditë e suksesshme për Kosovën”,ka thënë Ibrahimi.

“Është një fillim i mbarë, shpresoj që tani Procesi i Berlinit të mos ndalet siç kemi parë në vitet e fundit.  Ballkani i Hapur ka qenë komplementar me Procesin e Berlinit, unë mendoj se Ballkani i Hapur do të vazhdojë, nuk janë në kundërshtim me njëra-tjetrën. Shpresoj se Ballkani i Hapur mund të jetë katalizator i ringjalljes së Procesit të Berlinit, do ta mbajë gjallë dhe të mos ndalet dhe t’i sjell ato që po i premton”, ka pohuar Ibrahimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat