A ka gjasa të ketë një koalicion VV-PDK? Përgjigjet Krasniqi

Aktuale

A ka gjasa të ketë një koalicion VV-PDK? Përgjigjet Krasniqi

Më: 3 nëntor 2022 Në ora: 23:06
Memli Krasniqi

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, ka thënë se Lëvizja Vetëvendosje është modeli më i keq i opozitarizmit dhe i qeverisjes në Kosovë.

“Unë shpresoj që Partia Demokratike kurrë as nuk ka me i përngja Vetëvendosjes. Vetëvendosje është modeli më i keq i opozitarizmit që ka ndodh ndodnjëherë në Kosovë”

I pyetur nëse kishin bërë koalicion me Vetëvendosjen nëse është e nevojshme, Krasniqi u përgjigj kështu.

“Jo jo jo në asnjë mënyrë, çfarë koalicioni, nuk dëshiroj as me e konsideru as si opsion. Ne kemi thënë se s’kemi vija të kuqe për shqiptarët, krejt kan pas vija të kuqe për ne, e krejt kanë ardhë në koalicion me ne në fund” deklaroi Krasniqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat