Këshilltari i Kurtit sqaron marrëveshjet e nënshkruara në Berlin

Aktuale

Këshilltari i Kurtit sqaron marrëveshjet e nënshkruara në Berlin

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 00:43
Jeton Zulfaj

Tre marrëveshje dolën nga kryengjarja rajonale që bëri bashkë gjashtë shtetet e Ballkanit Perëndimor në Berlin.

Lëvizja e lirë me letërnjoftime, njohja e diplomave dhe e kualifikimeve për tri profesione: mjekët, arkitektët dhe dentistët u nënshkruan në Samitin e Berlinit që u mbajt pas dy viteve dhe për herë të parë me një udhëheqës të ri, kancelarin Olaf Scholz.

Këshilltari i kryeministrit Albin Kurti, Jeton Zulfaj, tregoi detaje nga takimi i së enjtes..

“Këto marrëveshje zbatojnë legjislacionin e secilës palë dhe zbatimi i tyre varet nga rëndësia dhe përkushtimi që palët e kanë në procesin e bashkëpunimit rajonal”, deklaroi Zulfaj.

Ndërkohë ai mohoi se ka pasur mungesë të transparencës për procesin e dialogut Kosovë-Serbi.

“Kryeministri në takimet e tij që i ka pasur të nivelit të lartë dhe zëvendëskryeministri në të gjitha takimet, çdo herë kanë bërë publike se çka është diskutuar në secilin raund të bisedimeve, madje duke shkuar edhe në parlament”, tha tutje ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat