Pepshi: E moshuara nga Peja nuk ka reagim agresiv, por vepron nga frika e ankthi

Aktuale

Pepshi: E moshuara nga Peja nuk ka reagim agresiv, por vepron nga frika e ankthi

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 00:49
Liri Pepshi

Liri Pepshi, psikiatër në Gjermani, tha se nuk beson që ka diku në literaturë një edukatë e tillë që thotë se infermierët duket të jenë dominantë ndaj pacientëve, referuar deklaratës së infermieres që ushtroi dhunë ndaj të moshuarës në qendrën e kujdesit në Pejë.

E dyshuara, Aurona Pelaj, organeve të rendit u ka thënë se gjithçka që ka bërë ka qenë në vetëmbrojtje dhe se fillimisht e moshuara e kishte sulmuar e para.

Pepshi sqaroi se reagimet e personave të sëmurë me demencë, siç është edhe e moshuara viktimë, mund të keqkuptohen nga personeli që nuk është i edukuar për qasje ndaj tyre.

“Të sëmurët nga demenca, që mendoj se ashtu ishte edhe ajo nënë, kanë vështirësi që t’i kuptojnë gjërat. Nuk ka reagim agresiv nga persona të tillë, ajo është vetëmbrojtje nga ankthi që e kanë”.

“Pra, edhe nëse kemi një sjellje komplet normale, si kur duam t’i ofrojmë shërbim në ushqim ose do që të tentosh t’i ndihmosh në pastrim ose diçka tjetër, mundet komplet ta keqkuptojë situatën dhe të reagojë nga ankthi në formë impulsive, dhe që nga personeli i cili nuk është i edukuar për qasje ndaj personave me demencë, mund të kuptohet si sulm ndaj personelit, mirëpo duhet të jemi të vetëdijshëm që reagimet e personave të tillë janë nga frika dhe ankthi, për shkak që nuk e kuptojnë situatën se si është”, deklaroi psikiatri Pepshi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat