Rrustemi: Ministria e Financave synon t’i marrë nën kontroll sindikatat duke i varfëruar materialisht

Aktuale

Rrustemi: Ministria e Financave synon t’i marrë nën kontroll sindikatat duke i varfëruar materialisht

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 10:02
Naim Rrustemi

Qeveria e Kosovës përkatësisht Ministria e Financave, po vështirëson financimin e shoqatave sindikale në vend, pasi pwrmes njw urdhri ekzekutiv ka pamundwsuar ndaljen e parave tw punwtorwve pwr kuotizim (paratë për anëtarësi) sindikale.

Ndaj këtij urdhri ekzekutiv, Naim Rrustemi kryetar i Shoqatës Sindikale te Administratës se Gjykatës Themelore në Prishtinë, po konsideron se mos ndalesa e kuotizmit sindikal nga Ministria e Financave, Punës dhe Transfereve, është ndërhyrje direkte në Statutet e Shoqatave Sindikale dhe Vendimet e Certifikatat e biznesit të cilat i ka lëshuar Departamenti mbi Organizimin Sindikal në kuadër të MPMS-së.

Rrustemi duke thwnw se shpreson që kjo të mos jetë njw ndërhyrje politike, nëpërmjet një komunikate për media ka shtruar një varg pyetjesh për Thesarin lidhur me këtë çështje.

“Pse Thesari të ndërhyjë mbi organizatat sindikale? Me çfarë te drejte i shkel vendimet e MPMS-së për regjistrimin e Shoqatave Sindikale? Me çfarë te drejte nuk e njeh anëtarësinë e Shoqatave Sindikale kur ata një nga një i kanë plotësuar e nënshkruar formularët e dhënë nga MPMS-se? Kush i ka dhënë te drejtën që t’i regjistrojë sindikalistët? Nëse arsyetimi është se po reduktohet stafi i administratës dhe ofrimi i punës digjitale, ky është një mashtrim që nuk ka kurrfarë vlere për shitje. Nëse ata munden që për një kohë mos ta kryejnë pagesën e kuotizmit, mashtrohen qe mund t’i marrin nën kontroll sindikatat duke i varfëruar materialisht. Ne do i shfrytëzojmë gjithë mekanizmat ligjor për ti dhënë sqarim këtij veprim jo të mirë nga MFPT-së”, thuhet në komunikatë.

Me anë të një njoftimi nga MFPT javë më parë është thënë që anëtarët e secilës sindikatë obligohen që të regjistrohen në platformën elektronike shtetërore "e-Kosova", në mënyrë që të paguajnë anëtarësinë në sindikatën përkatëse. 

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat