Pakoja gjysmë miliardëshe e BE-së për energjinë, reagon Halimi

Aktuale

Pakoja gjysmë miliardëshe e BE-së për energjinë, reagon Halimi

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 14:34
Sibel Halimi

Zëdhënësja e LDK-së, Sibel Halimi e ka quajtur lajm të mirë faktin që Bashkimi Evropian do të ndajë një pako ndihme në energjetikë për rajonin, në vlerë prej gjysmë miliardi euro.

Ajo ka kritikuar Qeverinë e Kosovës duke thënë se në një kohë kur vendet fqinje i subvencionojnë deri në 70% familjet që vendosin panele solare në shtëpitë e tyre, Qeveria e Kosovës ka qëndruar si spektatore për dy vite radhazi, duke i lënë qytetarët tanë të vetëm në përballimin e shumë krizave njëherësh, mes tyre edhe krizës energjetike.

Ajo ka thënë se tani është koha e angazhimit, për të përfituar ne si vend maksimalisht nga këto fonde.

Halimi është shprehur se në vend të paralajmërimeve të qytetarëve për shtrenjtim të rrymës, duhen veprime konkrete për ngritjen e kapaciteteve të reja që energjia elektrike të prodhohet brenda Kosovës.

“Edhe pse të gjithë treguesit flasin se po shkojmë drejt një dimri të vështirë; nga Bashkimi Evropian sot erdhën lajme të mira. Unioni, në janar, do të ndajë një pako ndihme në energjetikë për rajonin, në vlerë prej gjysmë miliardi euro dhe po aq – edhe 500 milionë euro tjera, në tri vitet e ardhshme. Këto fonde dedikohen për diversifikimin e kapaciteteve prodhuese, prodhimin e energjisë së rinovueshme dhe ndërlidhjet e gazit dhe energjisë elektrike, si dhe për masa të efiçiencës së energjisë.

Në një kohë kur vendet fqinje i subvencionojnë deri në 70% familjet që vendosin panele solare në shtëpitë e tyre, Qeveria e Kosovës ka qëndruar si spektatore për dy vite radhazi, duke i lënë qytetarët tanë të vetëm në përballimin e shumë krizave njëherësh, mes tyre edhe krizës energjetike. Tani është koha e reflektimit – rrjedhimisht angazhimit, për të përfituar ne si vend maksimalisht nga këto fonde, të cilat hyjnë në punë nga janari.
Në vend të paralamërimeve defetiste të qeveritarëve për shtrenjtim të rrymës që e importojmë nga jashtë, duhen veprime konkrete për ngritjen e kapaciteteve të reja që ta prodhojmë atë brenda në Kosovë”
, ka shkruar Halimi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat