Filozofi Latifi pretendon se e rrëzoi një "mit feminist": Dhunë ushtrojnë njëjtë si gratë, si burrat

Aktuale

Filozofi Latifi pretendon se e rrëzoi një "mit feminist": Dhunë ushtrojnë njëjtë si gratë, si burrat

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 17:14
Blerim Larifi

Kanë vazhduar reagimet ndaj rastit të dhunës në qëndren rehabilituese “Orenda” në Pejë. E, gjate ditës së sotme kundër linçimit të autorës së dhunës, Aurona Pelaj.

Analisti Blerim Larifi ka reaguar pasi disa aktiviste për të drejtat e grave e kritikuan, siç e quajtën ato, përsekutimin e Pelajt.

Latifi përmes një postimi në Facebook, ka thënë së ekziston një grup brenda Lëvizjes Feministe, e cila pretendon se ka një superioritet të grave ndaj burrave, ndonse Feminizmi është filozofia dominante që mohon dallimet biologjike mes gjinive.

“Ekziston një rrymë opinioni brenda ideologjisë feministe e cila e afirmon idenë e superioritetit moral të grave në raport me burrat. Thelbi i kësaj ideje është se gratë janë më humane dhe më paqësore se burrat. Videoja ku shfaqen tri vajza të reja duke dhunuar e poshtëruar një grua të moshuar në një shtëpi pleqësh në Pejë, përbën një shembull tjetër që e përgënjështron kët' mit feminist”, ka shkruar Latifi.

Me tutje, filozofi Latifi sqaron pse burrat bëjnë më shumë dhunë, duke thënë diçka që e kanë pohuar shumë moti ato që ai po kritikon, feministët.

“Dhuna nuk është variabël e varur nga përkatësia gjinore. Është variabël e varur nga pushteti. Ajo shpërthen kudo ku vendoset një lidhje toksike midis egoizmit të një individi dhe pushtetit që ndodhet në duart e tij. Dhe kjo vlenë qoftë individi burrë ose grua. Në këtë kontekst gratë duken të jenë më paqësore dhe humane, jo për shkak të përkatësisë së tyre gjinore, por për shkakun se pushteti nuk ka qenë në duart e tyre. Jepuni grave pushtetin, të cilin tradicionalisht e kanë pasur burrat, dhe do të shihni se çfarë do të bëjnë me të! Do të keni një riciklim të historisë së dhunës nën udhëheqjen e grave”, ka shkruar me tutje Latifi në postimin e tij.

Dhe në fund, Latifi ofron zgjidhjen për parandalimin e dhunës.

“Në këtë pikëpamje, është filozofia liberale ajo e cila qëndron më afër zbërthimit të enigmës së dhunës. Kudo ku ka pushtet, aty ekziston edhe rreziku i dhunës. Sa më i koncentruar pushteti, aq më i madh është ky rrezik. Prandaj, ka vetëm një rrugë për ta minimizuar këtë rrezik: decentrimin e pushtetit, ndarjen e tij, shpërndarjen e tij, dhe përfundimisht vendosjen e ushtrimit të tij nën sovranitetin strikt të ligjit”, ka përfunduar ai.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat