“Rama udhëtoi me avion privat për një dhimbje dhëmballe”/ Krahasimi i profesorit në lidhje me operacionin e presidentes Osmani!

Aktuale

“Rama udhëtoi me avion privat për një dhimbje dhëmballe”/ Krahasimi i profesorit në lidhje me operacionin e presidentes Osmani!

Nga: M.H. Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 18:23
Presidentja, Vjosa Osmani

Këto ditë është diskutuar mjaftë shumë operacioni i presidentes Osmani në një spital privat.

Në lidhje me këtë ka reaguar profesori universitar, Enver Bytyçi, i cili i sheh të panevojshme këto reagime, përcjell “Bota sot”.

Ai thotë që Rama ka udhëtuar me avion privat drejt Vjenës, Parisit apo Uashingtonit, për një dhimbje dhëmballe.

Sipas tij është pozitive që kritikat në Kosovë janë në nivelin e tillë se ku operohet presidentja apo kryeministri dhe nuk bëhet fjalë për shpërdorime me 500 milionë dollarë apo euro për inceneratorë.

Postimi i plotë

Mediet në Kosovë ditën e djeshme janë marrë në mënyrë krejt banale e anti-humane me një operacion të detyrueshëm të presidentes Vjosa Osmani. Kritikat ndaj këtij rasti u lidhën me faktin "pse presidentja nuk u operua në klinikën e spitalit publik, por në një spital privat po në Prishtinë"!

Imagjino se çfarë kritikash do bëheshin, nëse presidentja do operohej jashtë Kosovës, siç kanë bërë e bëjnë politikanët e tjerë në Kosovë e këta të Shqipërisë! Po sikur Vjosa Osmani të bënte si Edi Rama e të merrte avionin privat për të udhëtuar drejt Vjenës, Parisit apo Uashingtonit, për një dhimbje dhëmballe?! Çfarë do të thoshin mediet në Kosovë?!

Sinqerisht se jam shumë i lumtur që kritikat në Kosovë janë në nivelin e tillë se ku operohet presidentja apo kryeministri dhe nuk bëhet fjalë për shpërdorime me 500 milionë dollarë apo euro për inceneratorë, për 22 milionë euro për udhëtime luksi me avion në dispozicion, për afera korruptive e për ligje të posaçme në shërbim të oligarkëve, për afera të faljes së territorit e të tjera si këto!

Kjo do të thotë se Kosova është në rrugë të mbarë! Sa kohë kritikat adresohen për dhomën e spitalin që përdor për t'u shëruar, punët janë shumë mirë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat