Bojkoti i mundshëm i Listës Serbe, analistët thonë se kjo është strategji e vjetër e Beogradit

Aktuale

Bojkoti i mundshëm i Listës Serbe, analistët thonë se kjo është strategji e vjetër e Beogradit

Më: 4 nëntor 2022 Në ora: 21:22
Lista serbe

Të enjten drejtori i policisë për rajonin e Mitrovicës së veriut, Nenad Gjuriq, u suspendua nga detyra.

Kjo për shkak të refuzimit të tij për të zbatuar vendimin e Qeverisë së Kosovës për targat ilegale.

Vendimi për suspendimin e tij, ngjalli reagimin e Listës Serbe.

Kjo parti, po paralajmëron bojkotim të institucioneve të Kosovës.

Largimin e tyre të mundshme nga institucionet kosovare, i komentoi profesori universitar, Dritëro Arifi.

Ai thotë se bojkoti i tyre lidhet me themelimin e Asociacionit të Komunave me Shumicë Serbe.

Por njohësi i proceseve politike, Fidan Ukaj nuk beson se do të ndodhë bojkoti.

Për të dielën është paralajmëruar edhe një protestë e këtij subjekti politik, që lidhet me suspendimin e drejtorit të veriut.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat