​Lajçak pas “diskutimit të gjatë e të vështirë” me Vuçiqin: Dhuna duhet shmangur

Aktuale

​Lajçak pas “diskutimit të gjatë e të vështirë” me Vuçiqin: Dhuna duhet shmangur

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 09:50
Foto nga takimi

Përfaqësuesi special i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, ka qëndruar mbrëmë në Beograd ku është takuar me presidentin serb Aleksandër Vuçiq. Mediat në Serbi raportuan se takimi ka zgjatur mbi pesë orë.

Vetë Lajçak shfrytëzoi rrjetin social Tëitter për të konfirmuar se ka qenë një diskutim i gjatë dhe i vështirë me kreun e shtetit serb.

Ai tha se llogarit në sjelljen e përgjegjshme të të gjitha palëve dhe se dhuna duhet shmangur.

“Diskutim i gjatë dhe i vështirë, por i drejtë mbrëmë me presidentin e Serbisë, Aleksandër Vuçiq. Unë mbështetem në sjelljen e përgjegjshme të të gjithëve për të treguar përmbajtje për sigurinë dhe stabilitetin. Dhuna duhet shmangur. U pajtuam që të gjitha marrëveshjet e Dialogut duhet të mbahen dhe të zbatohen plotësisht”, shkroi Lajçak.

Sot në veri të vendit, me ftesë të Listës Serbe, do të mbahet takimi i përfaqësuesve serbë në institucionet e Kosovës dhe është paralajmëruar se d otë merret një vendim për largimin e tyre nga institucionet.

Ndërsa paraditen e sotme është paralajmëruar edhe mbledhja e Qeverisë së Serbisë, ku është i ftuar edhe presidenti Aleksandër Vuçiq, për të diskutuar për situatën në Kosovë.

E gjithë kjo pas vendimit të Qeverisë së Kosovës për regjistrimin e automjeteve të qytetarëve serbë me targa të Republikës së Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat