Deputetja e LDK-së: Presim konfirmim pozitiv për vizat në takimin e nëntorit

Aktuale

Deputetja e LDK-së: Presim konfirmim pozitiv për vizat në takimin e nëntorit

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 10:31
Rrezarta Krasniqi

Deputetja e LDK-së, njëherit kryetare e Komisionit për Integrim Evropian, Rrezarta Krasniqi, derisa ka thënë se procesi i vizave për kosovarët është tejzgjatur tani është koha që ky proces të përfundojë deri në fund të vitit.

“Në takimin e radhës të Këshillit të Bashkim Evropian që pritet te mbahet edhe pak ditë presin konfirmim pozitiv për këtë proces. Në takimet që ne i kemi pasur me zyrtaret e BE-së, janë shprehur optimist për këtë proces. Qeveria e Kosovës duhet të jetë më transparente dhe më shumë bashkëpunuese duke punuar ngushtë më shtete që janë skeptike për këtë proces”, është shprehur Krasniqi.

Sipas saj ky proces duhet të përfundojë në favor të Kosovës.

“Komisioni Evropian ka rekomanduar liberalizimin e vizave për Kosovën qysh në vitin 2018, dhe ky proces duhet të përfundojë në favor të Kosovës”, ka shtuar ajo.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat