Kelmendi: Jo rastësisht janë zgjedhur nga Specialja për gjykim Jakupi, Hashimi, Rexha dhe Kadriu

Aktuale

Kelmendi: Jo rastësisht janë zgjedhur nga Specialja për gjykim Jakupi, Hashimi, Rexha dhe Kadriu

Nga: A.Zh Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 11:21
Adriatik Kelmendi

Gazetari Adriatik Kelmendi, ka thënë se ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, që gjenden në paraburgim në Hagë, po e bartin barrën e goditjes ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Ai ka thënë se jo rastësisht janë zgjedhur katër personat e katër funksionet e luftës, që të goditën nga Gjykata Speciale.

Ai ka kujtuar se përkundër që nisën katër luftëra, asnjë nga udhëheqësit serbë nuk janë në gjykim, përcjell Bota sot.

Reagimi i tij në Facebook:

Të mos harrojmë! Serbia i ka nisur katër luftra. Rreth 140 mijë njerëz kanë humbur jetën. Rreth 4 milionë njerëz janë zhvendosur nga shtëpitë.

Sot asnjë nga udhëheqësit serbë të këtyre luftrave nuk është në gjykim.

Sot, bëhen dy vjet kur 4 persona që vendosën t’i thonë jo krimeve të Serbisë u dërguan në Hagë.

Sot Ushtria për çlirimin e Kosovës ndodhet para gjykatës.

Jo rastësisht janë zgjedhur katër personat e katër funksioneve të luftës të goditen.

Fytyra e luftës për liri (zëdhënësi), organizimi politik (drejtori politik), organizimi në terren (inspektori i përgjithshëm) dhe organizimi i intelegjencës (shërbimi informativ).

Sot nuk po gjykohen krimet e Serbisë - po gjykohet përpjekja e lirisë.

Jakupi, Hashimi, Rexha dhe Kadriu po e bajnë barrën e goditjes ndaj lirisë dhe pavarësisë së Kosovës.

Këtë nuk bën assesi ta harrojmë!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat