E injoroi Rexhep Selimin, Pozhari i kthehet ‘keq’ Mustafës pas vizitës në Hagë!

Aktuale

E injoroi Rexhep Selimin, Pozhari i kthehet ‘keq’ Mustafës pas vizitës në Hagë!

Nga: A.M Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:05
Xhevdet Pozhari

Ish-kryeministri, Isa Mustafa ka njoftuar së në fillim të kësaj jave ka vizituar ish-krerët e UÇK-së në Hagë.

Ai në shkrimin e tij të publikuar në Facebook përmendi ish-presidentin Thaçi dhe ish-kryeparlamentarët Veseli dhe Krasniqi, por nuk e përmendi ish-deputetin e LVV-së, Rexhep Selimi.

Kjo gjë, nxiti reagimin e analistit Xhevdet Pozhari, i cili ia rikujtoi Mustafës se edhe Rexhep Selimi ka qenë aty.

Pozhari ironizoi me Mustafën, duke e pyetur mos është përmalluar vetëm për ata tre të tjerët.

“Edhe Rexhep Selimin e ke pas aty! Apo, je përmalluar veç për të tjerët?”, shkroi ndër të tjera Pozhari, përcjell “Bota sot”.

Image
Foto e publikuar nga Pozhari
commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat