“Serbët largohen nga institucionet e Kosovës”/ Profesori: Situatë konfuze, mund të prodhojë tensione...

Aktuale

“Serbët largohen nga institucionet e Kosovës”/ Profesori: Situatë konfuze, mund të prodhojë tensione...

Nga: A.SH Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 13:39
Goran Rakiq

Lista Serbe ka marrë vendim për t’u larguar nga t gjitha institucionet e Kosovës.

Njoftimi erdhi pas vendimit të autoriteteve të Kosovës për suspendimin e drejtorit të Policisë së Kosovës për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq, i cili ka refuzuar që të zbatojë vendimin e Qeverisë së Kosovës për riregjistrimin e makinave që kanë targa të lëshuara nga Serbia në RKS - Republika e Kosovës.

Për këtë ka reaguar profesori Fadil Maloku, i cili ka thënë se kjo situatë mund të prodhojë tensione.

Ai i bën apel qeverisë e opozitës që të marrin vendimet e duhura sepse siç thotë ai këto janë momente historike.

Postimi në Facebook:

Serbia, apo më mirë me thënë Vuçiqi sapo morën VENDIM QË TË LARGOHEN NGA GJITHA INSTITUCIONET E KOSOVES...!?

Situatë konfuze, kjo që mund të prodhoj edhe tensionime!

Apeli im; Qeveri, opozitë, shoqëri civile e mediatike, bashkë me njerêzit e menqur që i ka kjo shoqëri, ULUNI BASHKARISHT E MERRNI VENDIMET E DUHURA! Ngase, këto janë momente historike...

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat