Serbët bojkotojnë institucionet e Kosovës/ Njohësi i Kushtetutës paralajmëron hapat e ardhshëm të Serbisë – Kjo është strategjia

Aktuale

Serbët bojkotojnë institucionet e Kosovës/ Njohësi i Kushtetutës paralajmëron hapat e ardhshëm të Serbisë – Kjo është strategjia

Nga: N. Sh. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:12
Goran Rakiq

Lista Serbe sot ka vendosur që pjesëtarët e saj të largohen nga institucionet e Kosovës.

Vendim ky i cili është marrë pas një takimi të zhvilluar në mesditën e së shtunës në Zveçan.

Për këtë çështje, njohësi i çështjeve juridike dhe politike, Blerim Burjani, paralajmëron hapat e ardhshëm të Serbisë.

Sipas tij, strategjia e Serbisë është që të bllokoj marrëveshjen përfundimtare.

Ai shkruan në një postim në Facebook se, Serbia do ta ndërpren dialogun dhe nuk do të pajtohet me asnjë verzion të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për Kosovën.

“Hapat e ardhshëm të Serbisë - Strategjia e Serbisë për të bllokuar marrëveshjen përfundimtare

Ndërprerja e dialogut me Kosovën dhe mos pranimin e asnjë verzioni të marrëveshjes gjithëpërfshirëse për Kosovën, qëllimi i krijimit të problemeve me targat, realisht është shmangie e plotë nga zgjidhja përfundimtare e relacioneve me Kosovën”, shkruan juristi Blerim Burjani.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat