Arianit Koci analizon skenarët e serbëve: Prej sot, Kosova duhet të jetë e përgatitur!

Aktuale

Arianit Koci analizon skenarët e serbëve: Prej sot, Kosova duhet të jetë e përgatitur!

Nga: N. Sh. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 15:39
Arianit Koci

Edhe avokati Arianit Koci ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës.

Koci në reagimin e tij në Facebook, thotë se, nëse i analizojmë skenarët e serbëve prej shpërbërjes së Jugosllavisë, Kosova duhet të përgatitet që sot për çdo situatë.

Ai shton se, largimi i serbëve dhe zhveshja e uniformave policore, është akt i hapur për minimin e shtetësisë së Kosovës.

Reagimi i plotë:

Nëse i analizojmë skenarët e serbëve prej shpërbërjes së Jugosllavisë, sidomos në Kosovë, Bosnje dhe Kroaci gjatë fillimit të 90-ave, që prej sot në Kosovë duhet të jemi të përgatitur për çdo situatë.

Largimi i serbëve nga institucionet e Kosovës, e sidomos zhveshja e uniformave nga ana e udhëheqësve serb në veri të Kosovës, është akti i hapur për minimin e shtetësisë së Kosovës.

Kur kësaj situate ia shtojmë luftën hibride Ruse, gjendja komplikohet skajshmërisht.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat