Ngjarjet në Veri, cilat janë qëllimet e Vuçiqit sipas Agon Maliqit

Aktuale

Ngjarjet në Veri, cilat janë qëllimet e Vuçiqit sipas Agon Maliqit

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 17:45
Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi

Njohësi i çështjeve politike, Agon Maliqi, ka reaguar pas largimit të serbëve nga institucionet e Kosovës, duke e lidhur këtë me propozimin franko-gjerman.

Maliqi ka rikthyer një postim të tij të para një jave, ku thoshte se synimi i Presidentit të Serbisë, Aleksandër Vuçiq është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që dështimi të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t’i mbetet edhe Kosovës.

Sipas Maliqit, ky është i vetmi skenar që Serbisë ia siguron mundësinë për të vazhduar mbajtjen e lidhjeve edhe me Rusinë edhe me perëndimin, si dhe Vuçiqit ia garanton pushtetin.

“Synimi i Vuçiqit është që të mos realizohet propozimi franko-gjerman, por që ky dështim të bëhet asisoj që në sytë e perëndimit faji t’i mbetet edhe Kosovës. Ky skenar është i vetmi që Serbisë ia siguron mundësinë për ta vazhduar balancimin mes perëndimit dhe Rusisë, dhe që Vuçiqit ia garanton pushtetin”, ka shkruar Maliqi.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat