Ish-zëvendëskryeministri Kelmendi: Asnjëherë s’kemi qenë më në rrezik

Aktuale

Ish-zëvendëskryeministri Kelmendi: Asnjëherë s’kemi qenë më në rrezik

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 18:08
Ramiz Kelmendi, ish-deputet e ish-zëvendëskryeministër i Kosovës

Ramiz Kelmendi, ish-deputet e ish-zëvendëskryeministër i Kosovës, ka shkruar një status në lidhje me zhvillimet në veri të vendit.

Ai ka shkruar se situata në veri është serioze, dhe se kurrë më në rrrezik nuk ka qenë Kosova nga sulmet të mundshme terroriste.

“Zhveshja e policëve serb në veri përveç mosdëgjueshmërisë politike, ngërthen në vete edhe taktikat e identifikimit dhe të aktit terrorist të mundshëm mbi policët, të cilët është e ditur që (të cilët kanë mbetur të veshur) janë shqipëtarë. Pra, ky është kurthi me dinakëri ndaj të cilit institucionet e Republikës duhet të veprojnë urgjentisht.”, shkroi z.Kelmendi.

Lista Serbe ka mbajtur një mbledhje sot në orët e para të ditës së shtunë, ku u diskutua në lidhje me gjendjen aktuale në veri. Aty morën pjesë të gjithë liderët e Listës Serbe, por u panë edhe zyrtarë policorë të Kosovës nga veriu i vendit.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat