Zhvillime në veri, avokati kërkon të përkrahet Qeveria: Interesat e ndryshme, por armiku i përbashkët!

Aktuale

Zhvillime në veri, avokati kërkon të përkrahet Qeveria: Interesat e ndryshme, por armiku i përbashkët!

Nga: N.E. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 19:38
Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti

Avokati Besnik Berisha, pas zhvillimeve në veri ka thënë se “sot të gjithë pa dallim duhet të jemi në përkrahje të qeverisë, në mbrojtje të shtetit e ruajtje të sovranitetit”.

Berisha, ka thënë se duke kritikuar hapur dhe pa mëshirshëm qeverinë, po favorizon Serbinë.

“Nëse nuk dëshironi ta favorizoni indirekt Serbinë, rreshtohuni me qeverinë! Interesat mund t'i kemi të ndryshme, por armikun edhe më tutje e kemi të përbashkët! Bashkohuni!’, ka shkruar Berisha në Facebook.

Postimi i plotë:

Sot, te gjithe pa dallim duhet te jemi ne perkrahje te qeverise, ne mbrojtje te shtetit e ruajtje te sovranitetit.

Duke kritikuar hapur dhe pameshirshem qeverine per ate cfare po ndodh ne veri, ne fakt opozita, indirekt, ndonese pa dashje, po favorizon Serbine.

Nese nuk deshironi ta favorizoni indirekt Serbine, rreshtohuni me qeverine!

Interesat mund t'i kemi te ndryshme, por armikun edhe me tutje e kemi te perbashket!

Bashkohuni!

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat