Haziri-Mustafës:Rexhep Selimi e Sali Mustafa nuk pranuan të takohen me ty, ja pse…

Aktuale

Haziri-Mustafës:Rexhep Selimi e Sali Mustafa nuk pranuan të takohen me ty, ja pse…

Nga: M.H. Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 20:57
Isa Mustafa dhe të arrestuarit e Speciales

Gjatë ditës së sotme ish-kryeministri Isa Mustafa ka bërë të ditur që ka vizituar ish-krerët e UÇK-së, në Hagë.

E në lidhje me këtë ka reaguar analisti politik, Nexhat Haziri.

Ai përmes një postimi në facebook u shpreh se Mustafa nuk ka përmendur Rexhep Selimin dhe Sali Mustafën, ndoshta të njejtit nuk kanë pranuar të takohen për shkak të urrejtjes që kanë për LDK-në e Ibrahim Rugovës.

Profe, kurr ma hipokrit se sot nuk t‘kam pa, nënvizoi Haziri, përcjell “Bota sot”.

Postimi i plotë

“Hz.Isa n‘vizitë t‘Qabes jo, po n‘Hagë

Isa Mustafa: Në fillim të kësaj jave vizitova ish krerët e UÇK-së dhe drejtuesit e institucioneve më të larta të Republikës së Kosovës për një kohë të gjatë dhe shumë të rëndësishme të shtetndërtimit, Presidentin Hashim Thaçi, dhe kryeparlamentarët Kadri Veseli e Jakup Krasniqi, të cilët po mbahen bashkë me luftëtarë tjerë në paraburgim në Hagë. Më gëzoi fakti që i gjeta mirë, të mbushur me idealizëm; të bindur në pafajësinë e tyre dhe luftën e drejtë të UÇK-së, të gatshëm për të mbrojtur të vërtetën”, ka shkruar ai.

-Profe ( siç të thërriste Albini), nuk i paske përmend edhe Rexhep Selimin e Sali Mustafen-Komandant Calin. Ndoshta këta të fundit nuk kanë pranuar të takohen me ty për shkak të urrejtjes që kanë për LDK-në e Ibrahim Rugovës, po aq sa e urryen dhe e luftuan edhe ata që i paske takuar”, u shpreh Haziri.

Haziri i tha Mustafës se Gjykata Speciale e Kosovës në Hagë, për të cilën ka votuar edhe LDK-ja në kohën kur ai ishte kryetar, nuk po e gjykon luftën e UÇK-së, por individët për të cilët dyshohet se abuzuan me përgjegjësitë e tyre që kishin në hierarkinë e UÇK-së gjatë luftës por edhe pas mbarimit të saj.

Ai i a rikujtoi Mustafës se janë vrarë mbi 80 aktivistë të LDK-së dhe bashkëpunëtorë të Ibrahim Rugovës me urdhrin e atyre që gjenden në Hagë.

“Prof, mbi 80 aktivistë LDK-së dhe bashkëpunëtorë të afërt të Ibrahim Rugovës janë vrarë nga UÇK-ja, me urdhrin tim sigurisht jo, por të atyre që tashme gjenden në Hage, e të tjerëve që pritet të jenë atje, para drejtësisë. Mos vallë ata e paskan merituar vrasjen?

Prof, a t‘u kujtua ajo thirrja hipokrite për çdo fushatë zgjedhore se kërkojmë zbardhjen e vrasjeve politike të aktivisteve dhe zyrtarëve të LDK-së. Po SHIK-u a tu kujtua, kur nuk prajshe me akuza ndaj kësaj organizate shefin e se cilës e paske takuar në Hagë, në kohen kur ia pate mësyrë për ta marr kreun e LDK-së”, u shpreh Haziri.

Në fund ai pyeti Isa Mustafën se a iu kujtua kol. Ahmet Krasniqi, Enver Maloku, Xhemajl Mustafa, Shaban Manaj, Haki Imeri, Ismet Rraci, Smajl Hajdaraj e të tjerë?

“Prof, kurrë ma hipokrit se sot nuk të kam pa!

Koha për drejtësi (n.h)”

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat