​Disa të maskuar shtënë me armë në veri, bërtasin "U kthyem, Kosova është Serbi, Krimea është Rusi"

Aktuale

​Disa të maskuar shtënë me armë në veri, bërtasin "U kthyem, Kosova është Serbi, Krimea është Rusi"

Më: 5 nëntor 2022 Në ora: 23:11
Pamje nga video

Është publikuar një video ku shihen disa persona të maskuar në veri të Kosovës.

Sipas pamjeve të siguruara nga Istraga, vërehet se këta të maskuar shtënë me armë dhe bërtasin duke thënë se janë kthyer, duke aluduar për Kosovën.

"Njerëz të maskuar të armatosur me automatikë janë filmuar sonte në veri të Kosovës. Në sfond dëgjohen të shtëna armësh, ndërsa burra të panjohur bërtasin duke thënë se 'U kthyem. Kosova është Serbi, Krimea është Rusi'. Për Istraga është konfirmuar se të shtënat e armëve janë dëgjuar pranë vendit të regjistrimit", thuhet në përshkrimin e videos.

Situata në Veri të Kosovës nuk është aspak e qetë, madje burime brenda organeve të sigurisë së Kosovës, kanë bërë me dije se në 12 vjetët e fundit asnjëherë situatë më e “turbullt” se tani nuk ka qenë në veri.

Kjo mbase për faktin edhe të ipmlikimit të drejtpërdrejt të shërbimeve ruse, në organizimin për të shkaktuar incidente në veri të Kosovës.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat